Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, teksa ka mirëpritur vendimin e Parlamentit të Evropës (PE) për heqjen e vizave për Kosovën, ai këtë meritë ia ka atribuuar Qeverisë së Kosovës.
Sipas tij, pikërisht në bazë të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Macron është pajtuar për liberalizimin e vizave verën e kaluar.
“Shumë mirë për popullin e Republikës së Kosovës. Pikërisht në bazë të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, presidenti Macron u pajtua për liberalizimin e vizave verën e kaluar”, ka shkruar ambasadori i Francës në Twitter.