Raperi Jay-Z ndaloi koncertin e tij në Cleveland për t’i treguar një vajze 9-vjeçare në audiencë se mund bëhet gjithçka që ajo dëshiron kur të rritet.
Madje, sipas Jay Z, vajza mund të bëhet presidente e ardhshme e Shteteve të Bashkuara. Reperi i lindur në Bruklin shtoi se amerikanët janë më shumë seksistë se sa racistë.
E vajza e re u pa shumë e ngazëllyer nga fjalët e reperit. Jay-Z është i martuar me superyllin Beyonce që nga viti 2008. Çifti ka një vajzë pesëvjeçare, Blue Ivy Carter dhe binjakët Rumi dhe Sir Carter lindur më 13 qershor 2017.