Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas kualifikimit të hendbollisteve të Kosovës U18 në botërorin që do të mbahet në muajin gusht në Kinë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Kurti e ka quajtur këtë arritje historike, transmeton albinfo.ch.
“Kosova në botëror! Vajzat tona hendbolliste në U-18, sot u bënë kampione të garës “IHF Trophy Intercontinental”, që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në Uzbekistan. Me katër fitore të njëpasnjëshme, ato arritën suksesin historik të Kosovës, duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror 2024. Shumë urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e botërorit”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Kosova në ndeshjen vendimtare për kualifikim e ka mposhtur Nigerinë.