Skënderbeu është kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, pas barazimit me Dinamon e Zagrebit pa gola, shkruan albinfo.ch.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:1 dhe goli i Liridon Latifit i shënuar në Zagreb ka kualifikuar skuadrën korçare.
Takimi në Elbasan ishte mjaft interesant, derisa stadiumi ishte i stërmbushur me tifozë shqiptarë, që kanë përkrahur skuadrën shqiptare për 90 minuta.
Kjo është hera e dytë në histori që Skënderbeu është pjesë e grupeve të Ligës së Evropës. Ajo gjithashtu arkëtoi edhe 3.3 milionë euro.