Pas motit të nxehtë, në Kosovë janë kthyer temperaturat normale.
Sipas njoftimit nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të regjistrohen nga 13-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-32 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike do të jetë konstante në vlerat e normales me tendencë të uljes në pjesën e dytë të javës.