Tashmë që po përfundon sezoni, një numër i madh i mërgimtarëve po kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë.
Derisa pritjet në Merdarë janë deri në tetë orë, dhe ka pritje në pikat tjera kufitare, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është i stërmbushur.
Siç shihet edhe nga fotografitë e siguruara nga albinfo.ch, të dielën Aeroporti i Prishtinës ka qenë i stërmbushur me udhëtarë.

“Të gjithë janë të habitur me numrin e madh të udhëtarëve, sikur të ishte mesi i sezonit të lartë”, ka thënë njëra nga udhëtaret për albinfo.ch.
Ndryshe, zëdhënësja e aeroportit të Prishtinës, Valentin Gara, ka njoftuar se të shtunën e kaluar kanë shërbyer 11,523 pasagjerë dhe 82 fluturime e normalisht pa asnjë vonesë.

