Bashkatdhetarët kosovarë edhe gjatë festës së Pashkëve, janë ballafaquar me kolona të gjata gjatë kthimit për në vendet e tyre të punës. Si zakonisht kolonat janë regjistruar në pikëkalimin e Merdares që ndanë Kosovën me Serbinë. Sipas Policisë pritje ka vetëm gjatë hyrjes në Serbi.
Pritjet janë shkaktar nga autoritetet serbe të cilat kërkon regjistrimin e të gjithë bashkatdhetarëve që kanë dokumentet të Kosovës. Mbushjet e këtyre formularëve kanë krijuar kolona të gjata më shumë se një orë.
Nga ana e Kosovës, siç raporton Policia vendore gjithçka është duke ecur sipas planit dhe nuk ka pritje.