Futbollistët janë shembuj jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Madje, ata janë model për shumë fëmijë.
Skuadra zvicerane, Luzern ka ndërmarrë një aksion, duke i dhuruar dhurata fëmijëve në një spital të Lucernit, njofton albinfo.ch.
Ata kanë vizituar në spital, derisa iu kanë shpërndarë edhe dhurata. Në mesin e futbollistëve ishte edhe Hekuran Kryeziu, i cili përfaqëson Kosovën.
Klubi zviceran ka njoftuar për këtë aksion në faqen e saj zyrtare, si dhe në atë të “Facebook”-ut.