Skuadra e madhe italiane Inter është duke i zhvilluar përgatitjet para edicionit të ri në Luganon e bukur.
Përgatitjet kanë nisur të hënën e kaluar, derisa kishin edhe miqësoren e parë, pikërisht me Luganon, shkruan albinfo.ch.
Zikaltrit fituan 2:1, por golin e vetëm për skuadrën zvicerane e shënoi Leutrim Kryeziu. Ish-futbollisti i Dritës realizoi gol të bukur në minutën e 87-të të ndeshjes.
“Ndeshje e madhe kundër Interit, i lumtur për golin vazhdojm tutje”, ka shkruar Leutrim Kryeziu në rrjetin e tij social, Facebook.
https://streamable.com/ryfq7
https://www.youtube.com/watch?v=zXGGEl_E9lk