Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim kryetarin e qytetit Wangis të Zvicrës, Thomas Goldinger, si dhe kryetarin e Shoqatës Humanitare “Stublla” për Zvicër, Daniel Demaj, bën të ditur albinfo.ch.
“Kryetari Haliti e njoftoi Goldinger me zhvillimet e gjithmbarshme të Komunës së Vitisë, aktivitetet aktuale, zhvillimin ekonomik e bujqësor, e gjithashtu edhe të arriturat tjera në aspektin kulturor”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Goldinger dhe kryetari Haliti u zotuan që të vazhdojnë bashkëpunimin e mëtejshëm dhe të shqyrtojnë mundësitë për aktivitete të përbashkëta mes të dyja komunave.
Ndryshe, qyteti Wangis i kantonit Thurgau, numëron 46 mijë banorë ku jetojnë një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve të komunës së Vitisë, të cilët kanë migruar qysh në vitet e 70-ta në këtë pjesë.