Deputeti zviceran Manuel Tornare merr pjesë në Samitin e Kryetarëve të Komisioneve të Politikës së Jashtme në Prishtinë.
Organizuar nga Kuvendi i Kosovës, nga data 19-22 shkurt në Prishtinë do të mbahet samiti i Kryetarëve të Komisioneve për Politikë të Jashtme për vendet e Ballkanit dhe Evropës, me temën “E ardhmja e Ballkanit në Evropë dhe Integrimet Evropiane”.
Zvicra do të përfaqësohet nga deputeti i Parlamentit Zviceran dhe i Këshillit të Evropës, njëherësh edhe kryetar i Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenevë, Z- Manuel Tornare, i cili do të mbajë një fjalë rreth imigracionit dhe çështjes së besimeve fetare.