Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka shtyrë afatin për lirimin e objektit komunal, që shfrytëzohet nga strukturat ilegale serbe, deri në pranimin e raportit nga Inspektorati Komunal. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se afati i lirimit të objektit, i shfrytëzuar jashtëligjshëm, […]
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka shtyrë afatin për lirimin e objektit komunal, që shfrytëzohet nga strukturat ilegale serbe, deri në pranimin e raportit nga Inspektorati Komunal.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke thënë se afati i lirimit të objektit, i shfrytëzuar jashtëligjshëm, shtyhet deri në pranimin e Raportit nga Inspektorati Komunal.
Ndryshe, Komuna e Mitrovicës së Veriut kishte vendosur që objekti ku ushtrojnë funksionin strukturat ilegale të lirohet më 8 shtator, por strukturat ilegale aty nuk e liruan objektin.