Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet këtë të hënë. Në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe caktimi i ditës për mbajtjen e seancës së përbashkët me Kuvendin e Shqipërisë.
“Organizimi i seancës së përbashkët ndërmjet deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në kalendarin e Kuvendit të Kosovës.
Kryesia do të mblidhet në orën 11:00.
Ndërkohë që në mediat në Shqipërisë është raportuar se seanca e përbashkët do të mbahet më 20 dhjetor.