Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, nuk është i kënaqur me punë e bërë në prokuroritë themelore. Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial, Lumezi ka deklaruar se ka pasur pak rezultate.
Ai megjithatë lavdëroi punën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës që sipas tij, në vitin 2016 kanë pranuar 150 lëndë të reja që kanë pasur të bëjnë me luftën kundër korrupsionit ndërsa kanë arritur t`i kryejnë 207 sosh. Por ka kërkuar më shumë punë pasi tha se rreth 900 lëndë për veprat penale karakteristike janë ende të pazgjidhura.
Në raportin e KPK-së u tha se Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe ajo në Mitrovicë kanë më së shumti punë me lëndë të veprave penale karakteristike si korrupsioni, krimi i organizuar, krimet ekonomike etj.
Prokurorja, Ikramije Bojagjiu, ka thënë se sa i përket zgjidhjes së lëndëve që kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit ka ndikuar shtimi i numrit të prokurorëve.