Jakup Krasniq do të qëndron në Zvicër me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Hansjörg Walter.
Në këtë vizitë, kryetari i Kuvendit do të jetë i shoqëruar nga: Safete Hadergjonaj, Teuta Sahatçia, Fikrim Damka, Mehmet Hajrizi dhe Skender Reçica.
Gjatë kësaj vizite, bëhet e ditur përmes një njoftimi, kryetari i Kuvendit do të zhvillojë takime me Hansjörg WALTER, kryetar i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Hans ALTHERR, kryetar i Këshillit të Shteteve, Didier Burkhalter, shef i Departamentit të Punëve të Jashtme, anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Martin Dahinden, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Alexander Tschäppät, kryetar i Qytetit të Bernit.