Për herë të parë prej që Republika e Maqedonisë është ndarë nga ish-Jugosllavia, kryetari i Kuvendit të këtij shteti pritet të jetë shqiptar, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Siç raportojnë mediet në Shkup, marrëveshja për kolaicion ndërmjet BDI-së dhe LSDM-së, kanë nxjerrë si kryeparlamentar të Maqedonisë, Talat Xhaferin.
Kështu informoi shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, i cili sqaroi se kjo marrëveshje u arrit të enjten mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, për formimin e institucioneve të Maqedonisë, citon INA.
Grubi tha se mbledhja konstitucionale e Kuvendit të Maqedonisë, e ndërprerë më 30 dhjetor 2016, do të vazhdojë të hënën.