Sot, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të vizitojë Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Ajo do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, në Shëngjin, ku është planifikuar të ndërtohen kampet e emigrantëve.
Siç pritet, Meloni dhe Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp.
Kryeministrja italiane do të vizitojë dy pikat ku po ndërtohen kampet e emigrantëve, pas marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, për të pritur të gjithë emigrantët e Lindjes së Mesme që i drejtohen Italisë.