Protestues të shumtë janë ulur këmbëkryq në hyrje të Bahçallekut dhe nuk e kanë lejuar kryeministrin Edi Rama të hyjë në Shkodër.
Ka pasur edhe përplasje ndërmjet policisë, protestuesve dhe ish-deputetëve.
Kryeministri Edi Rama kishte planifikuar të udhëtojë drejt Shkodrës dhe Malësisë së Madhe në kuadër të aktiviteteve “Bashkia që duam”.
Gjithashtu, protestuesit i kanë vënë flakën dy gomave.
“Mos hajde në Shkodër”, tha një protestues. Në protestë të pranishëm ishin edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.