Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi, përcjell albinfo.ch.
“Lamtumirë, Mirush”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Mirush Kabashi i vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Mjeshtër i Madh i Punës” dhe “Nderi i Kombit”, u shua në moshën 75-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga familjarët e tij që njoftuan se ai ndërroi jetë në orët e para të datës 5 dhjetor.