Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Zagreb të Kroacisë për vizitë zyrtare.
Në Zagreb kryeministri Albin Kurti do të pritet nga kryeministi kroat, Andrej Plenkoviq, në orën 10:10.
Nga ora 10:30 të dy kyeministrat do të zhvillojnë një takim së bashku me delegacionet e tyre.
Në orën 11:40, kryeministri kosovar Kurti dhe homologu i tij kroat, Plenkoviq, do të deklarohen për media.
Më pas kryeministri Kurti do të marrë pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik Kroaci-Kosovë, ku pjesë e këtij forumi janë 30 biznese nga Kosova. Kjo është hera e dytë që mbahet një forum i këtij niveli në Zagreb.