Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte pjesë e panelit diskutues me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor”, në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos/Klosters, transmeton albinfo.ch.
Krahas kryeministrit Kurti, në këtë sesion diskutuan edhe: Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Kroacisë, Dritan Abazoviq, Kryeministër i Malit të Zi, Alexander Schallenberg, ministër Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë, Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Odile Françoise Renaud-Basso nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Diskutimi në panel u kryesua nga Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, ndërsa u prezantua nga Mirek Dusek, zëvendësdrejtor i Qendrës për Çështje Gjeopolitike dhe Rajonale, njëherësh anëtar i ExCom, Forumi Ekonomik Botëror.
Ky sesion ofroi mundësi për dialog me shumë palë mbi Ballkanin Perëndimor dhe ka për synim të ndihmojë nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimin e partneriteteve të reja ndërkombëtare.