Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur se taksa ndaj Serbisë nuk do të largohet deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.
Ka thënë se të gjithë ata që po i interpretojnë vendimet e Qeverisë së Kosovës kundër Amerikës, e kanë gabim, ngase, sipas tij, taksa nuk është vendosur kundër Amerikës, por kundër Rusisë.
Ndaj qeverisë së udhëhequr nga Haradinaj janë shtuar presionet ndërkombëtare nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian për suspendimin e taksës. Suspendimin për 120 ditë e ka kërkuar edhe partneri i tij në koalicion, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.