Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, sot ka reaguar për herë të parë në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr nga qarkullimi dinarin, si pasojë e të cilit janë nxitur shumë reagime edhe nga partnerët ndërkombëtarë si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, transmeton albinfo.ch.
Rama ka shkruar se Kosova duhet të angazhohet , të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, por ka të drejtën e pamohueshme për të mbrojtur kushtetutën e vet.
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, ka shkruar ai.
While we all agree that Kosova's government should engage, coordinate, and work more closely with its key allies, let's also not lose sight of Kosova's undeniable right to enforce its constitution. After Banjska, it's crucial to maintain focus and a sense of balance.
— Edi Rama (@ediramaal) February 5, 2024