Ende nuk është vendosur asnjë gur në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Çështja e demarkacionit me Malin e Zi mund të përfundojë në gjykatë, ka paralajmëron kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai i ka quajtur gënjeshtarë ata që thonë se është falur tokë në Çakorr e Kullë. Haradinaj tha se Kuvendi i Kosovës, me votë i ka votuar tri dokumente për këtë çështje.
Kryeministri ka thënë se kur liderët përçahen për çështje të atdheut, fitues del armiku.