Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pasur kritika sërish për Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, e cila, sipas tij, në samitin e Tiranës kërkoi heqjen e taksës “për ta ndarë Kosovën”.
“Janë detyruar nivelet me të larta të BE-së me heq dialogun nga Mogherini që shkonte nga ndarja dhe tani vendimmarrja u kthye në Prishtinë, ne do t’i marrim vendimet”, deklaroi kryeministri kosovar në një konferencë për media pas mbledhjes së ekzekutivit.
Ai tha tash Kosova nuk e ka rrezikun e ndarjes, pasi procesi i dialogut i është hequr nga Moghernit.