Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot dy seanca.
Nga ora 11:00 kryeministri Avdullah Hoti do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për procesin e dialogut me Serbinë.
Ai këtë raportim do ta bëjë para udhëtimit të 27 qershorit për në Uashington të SHBA-së, ku do të takohen me palën nga Serbia me ftesë të ngarkuarit të SHBA-së për dialog, Richard Grenell.
Seanca e parë do të jetë vazhdim i asaj të lënë në gjysmë herën e fundit, ku pritet të aprovohen marrëveshjet e karakterit ndërkombëtar, të cilat nuk u votuan në seancën e kaluar, përcjell Albinfo.ch.