Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për mediat tha se Kosova dhe Shqipëria duhet t’i heqin pengesat administrative.
Ai ka thënë se është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria t’i largojnë pengesat edhe burokratike, përfshirë edhe pagesën në Rrugën e Kombit.
Kështu është përgjigjur kryeministri, teksa është pyetur në lidhje me deklaratat e presidentit Thaçi për bashkim kombëtar. “Është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria t’i heqin pengesat administrative, burokratike ose taksën e rrugës, që është vënë tashmë. Do të ishte mirë të veprohet më konkretisht”, ka deklaruar Haradinaj gjatë konferencës me gazetarë.