Për kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një vend normal qeveria do të kishte rënë pas ngjarjeve të fundit, ku e implikonin ish-ministrin Tahiri në trafikim droge.
Në emisionin “Debati në “Channel One”, Kryemadhi thotë se nuk mund të ndodhë në asnjë vend të botës që ministri i Brendshëm të përfshihet në gjithë skemën e një bande kriminale të strukturuar.
Sipas saj, një nga arsyet pse Rama e shkarkoi Tahirin ka qenë raporti i Departamentit të Shtetit, në të cilin ai u kërcënua që nëse nuk hiqte Tahiri, emri i tij do të ishte i shkruar në raportin e Departamentit të Shtetit, transmeton albinfo.ch.
E pyetur për aksionin opozitar, Kryemadhi thotë se Rama po e zhvendos debatin nga institucionet legjitime dhe do të futet në një fushë tjetër që vërtet nuk ka parë asgjë akoma. “Skenari për vrasjen e Tom Doshit e sajoi Edi Rama dhe Saimir Tahiri, për të sulmuar edhe Ilir Metën”, deklaroi Kryemadhi.