Një krokodil i rrallë i bardhë, i quajtur “Pearl”, bëri një paraqitje të rrallë për turistët që lundronin me një varkë në lumin Adelaide të Australisë.
Sipas ciceronit të parkut natyror Mike Keighley, i cili po ashtu ka parë krokodilin Pearl për herë të parë pas pesë javësh, krokodili i bardhë vuan nga një gjendje e njohur si hipomelanizëm, përcjell albinfo.ch.
Ai është shumë më i ndjeshëm ngase dallohet nga të gjithë krokodilët tjerë, tha Keighley.
Turistët në anijen turistike të Keighley ishin të kënaqur dhe gjithashtu të habitur me mundësinë e rrallë për të parë këtë krokodil të bardhë.