Kroatët kanë votuar për pranimin e Kroacisë në Bashkimin Evropian!
66,24% e kroatëve votuan në referendumin e sotëm për bashkimin e vendit të tyre me vendet tjera të BE-së.
Kundër votuan 33,16% , ndërsa rezultatet janë bazuar në 98,24% të qendrave të votimit të përpunuara deri më tani.
Kroatët votojnë për anëtarësimin në BE
Nëse qytetarët vendosin të votojnë për, Kroacia më 1 korrik të vitit 2013 do të bëhet anëtare më të drejta të plota pasi Kuvendi i Kroacisë dhe parlamentet e 27 shteteve anëtare të BE-së të ratifikojnë marrëveshjen e anëtarësimit.
Që të mund të vazhdojë rrugëtimin e saj drejtë anëtarësimit të plotë në BE, Kroacisë sot i duhet së paku 50 për qind plus një votues të votojnë për.
“Kroacia nuk do të humbë sovranitetin apo resurset e saj natyrale dhe as nuk do të udhëhiqet nga BE nëse votoni pro”, është shprehur presidenti Ivo Josipoviq, në një letër të hapur drejtuar popullit kroat.
Ministrja e Jashtme e Kroacisë, Vesna Pusiq i inkurajoi dje të gjithë kroatët që të marrin pjesë në referendum, duke thënë se pranimi në BE do tu ofrojë të gjithë kroatëve siguri.
Por rreth 1000 kundërshtarë të anëtarësimit të Kroacisë në BE protestuan dje në Zagreb, duke u përleshur më vonë me policinë. Protestuesit, shumica prej të cilëve nacionalistë, veteranë të luftës e protestues të krahut të djathtë, provuan ta largonin një flamur të Bashkimit Evropian.
Policia arrestoi tre persona, ndërsa njoftohet se disa protestues janë lënduar.
Vitin e kaluar Kroacia nënshkroi një marrëveshje me Bashkimin Evropian për t’u bërë vendi i 28-të anëtar i këtij blloku, në korrik të vitit 2013