Edhe pse ritmi i rritjes së borxhit publik është ngadalësuar, norma vjetore e rritjes është ende në vlera dyshifrore (13.6 për qind), e cila është pasojë e huamarrjes nga shteti në gjysmën e dytë të vitit 2013, për të siguruar fondet për borxhin në gjysmën e parë të këtij viti, thuhet në një analizë të “Raiffeisen Bank Austria – RBA”.
Krahasuar me fundin e vitit 2013, borxhi publik i Kroacisë u rrit për 4.4 miliardë kuna, ose 2.0 për qind.