Kroacia ka mundur Rusinë me anë të penalltive dhe është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, shkruan albinfo.ch. Koha e rregullt përfundoi 2:2.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Denis Cheryshev në minutën e 31-të me një super gol. Por, kroatët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 41-të, Kramariq barazoi rezultatin pas asistimit nga Mario Manxhukiq.
Ky ishte rezultati përfundimtar i pjesës së parë dhe kohës së rregullt. Por, në vazhdime, Kroacia shënon sërish, kur Vida shënon në minutën e 101-të me kokë. Kjo nuk ishte e tëra nga kjo ndeshjes, pasi Mario Fernandes shënon për Rusinë në minutën e 115-të. Braziliani i natyralizuar shënoi me kokë për 2:2. Më nuk kishte gola, dhe fituesi u vendos në penallti. E në penallti më të mirët ishin kroatët 4:3, duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
Në takimin tjetër të ditës së sotme, Anglia ka mundur Suedinë me rezultat 2:0. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet të martën ndërmjet Francës dhe Belgjikës, kurse gjysmëfinalja Angli-Kroaci, do të zhvillohet të mërkurën.
https://www.dailymotion.com/video/x6nx1as
https://www.dailymotion.com/video/x6nwze2
https://www.dailymotion.com/video/x6nwzls
https://www.dailymotion.com/video/x6nx0jh