Në strategjinë kroate thuhet se për të arritur këto rezultate, numri i të punësuarve rreth aktiviteteve të lidhura me turizmin duhet të rritet në 30 mijë njerëz dhe të investohen 7 miliardë €.
Kroacia ka nevojë për të ndryshuar qasjen e një kohe të gjatë se turizmi zhvillohet vetë dhe se dielli dhe deti shpesh janë produkti kryesor dhe unik për turizmin, thuhet në strategjinë e propozuar nga Ministria e Turizmit.
Sipas kësaj Ministrie, pavarësisht mangësive turizmi kroat në kohën e krizës ka shënuar rezultate të mira në krahasim me konkurrencën.
Në Kroaci gjatë vitit 2011 janë regjistruar 11.5 milionë vizitorë, 60.4 milionë qëndrime brenda natës.
Aktualisht në sektorin e turizmit janë të punës
uar 95 mijë njerëz, që është shtatë për qind të numrit të përgjithshëm të vendeve të punës në Kroaci.