Informacionet e fundit nga Kroacia tregojnë se sipas rezultateve të fundit preliminare, Zoran Milanovic ka fituar 29.64% të votave ndaj 26.92% që ka fituar Kolinda Grabar-Kitarovic në garën për president në Kroaci, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se kandidati tjetër, Miroslav Skoro, ka marrë 24.29% dhe nuk kalo në rundin e dytë.
Po ashtu duhet cekur se Milanovic ka fituar më së shumti vota në qytetet e Zagrebit, Rijekës, Zarës, Splitit dhe Varazhdinit. Ndërkohë presidentia e tanishme, Grabar Kitarovic, ka fituar në Dubrovnik, Shibenik dhe Karlovac.
Rundi i dytë i zgjedhjeve për president në Kroaci do të mbahet më 5 janar.