Votuesit kroatë ia kanë mësyrë kutive të votimit për zgjedhjet e sotme parlamentare në vend. Sondazhet zgjedhore sugjerojnë që blloku opozitar, i udhëhequr nga social-demokrati Zoran Millanoviq, ka gjasa të fitojë.
Fituesi i këtyre zgjedhjeve duket se do të kryesojë Kroacinë në Bashkimin Europian për t’iu bashkuar bllokut prej 28 anëtarësh në korrik të viti 2013.
Ndërkohë kandidatja shqiptare Ermina Lekaj-Perlaskaj nga Unioni i Bashkësisë së Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, konkurron për pozitën e rezervuar në listën e pakicave shqiptare, boshnjake, sllovene, maqedonase dhe malazeze, të cilën pozitë deri tani e kanë fituar vetëm boshnjakët.
Kroacia, destinacion i njohur turistik në Evropë, me 4.3 milionë banorë, ka përjetuar shpërthimin e vet ekonomik gjatë dekadës së kaluar, por se kjo rritje u ndalua gjatë krizës globale të vitit 2009.
Në muajin tetor, shifrat e papunësisë në Kroaci arritën në 17.4 %, përderisa mijëra të punësuar punojnë pa paga