Mungesa e kripës për shkrirjen e borës po bëhet një problem gjithnjë më i papërballueshëm në Zvicër. Kjo është arsyeja përse qyteti i Cyrihut ka vendosur që përkujdesjen për shkrirjen e borës ta kufizojë vetëm në rrugët më të frekuentuara. Javën e kaluar, “Rheinsalinen” prodhuesi i vetëm zviceran kripës speciale për shkrirje të borës, në pamundësi për të plotësuar të gjitha nevojat e shfrytëzuesve, ka filluar ta kontigjentojë kripën.
Përveç Cyrihut, edhe qytete tjera të Zvicrës kanë filluar ta përdorin me kursim dhe vetëm në akset kryesore, kripën për shkrirje të borës dhe akullit.