Kryetari i Federatës së biznesit në Maqedoni, Mile Boshkov, për Radion Evropa e Lirë thotë se kriza politike në masë të madhe ndikon negativisht në sektorin e biznesit, veçanërisht në zhvillimin e ekonomisë, përcjell albinfo.ch.
Si më problematike Boshkov fokuson bllokimin e operacioneve financiare në mes të kompanive private dhe institucioneve të shtetit, të cilat i kanë kompetencat e kufizuara përderisa nuk formohet qeveria e re e Maqedonisë.
Ndërkaq, Fatmir Bytyçi, drejtor i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, për Radion Evropa e Lirë thotë se biznesmenët shprehen të shqetësuar nga vonesa e formimit të qeverisë, sepse kjo cenon realizimin e planeve të tyre sa i përket zhvillimit të biznesit.
Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Danella Arsovska, e cilësoi vitin 2017 nga më të vështirët në dhjetë vjetët e fundit sa i përket zhvillimit ekonomik, si rrjedhojë e ballafaqimit të sektorit të biznesit me shumë rreziqe dhe pasiguri të vazhdueshme për shkak të krizës politike.