Kriza energjetike që ka prekur Shqipërinë ditëve të fundit do të ketë pasoja financiare për buxhetin e shtetit. Ministria e Financave njofton se borxhet janë të përballueshme dhe nuk do të çojnë në rritje të tij. Ky dikaster llogarit se fatura e krizës për buxhetin do të jetë rreth 5 miliardë lekë ose gati 38 milionë euro.
TCH raporton se në dy muajt e fundit Shqipëria ka shpenzuar mbi 50 milionë euro për të blerë energji elektrike. Për vitin 2017, ishte parashikuar që kompanitë publike të ripaguanin rreth 5 miliardë lekë kredi. Në 6 muajt e parë të vitit, qeveria kurseu 3 miliardë lekë nga shërbimi i borxhit publik për shkak të rënies së interesave.
Deri në fund të vitit, qeveria shpreson të kursejë më shumë, para të cilat do i përdorë për të financuar kreditë e kompanive energjetike pa rritur deficitin buxhetor.