Në muajin gusht janë regjistruar 3899 kërkesa azili në Zvicër, që janë vetëm tri më shumë se në muajin korrik.
Numri i aplikimeve nga Eritrea ka ra me një të katërtën. Më shumë kërkesa azili ka pasur nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
Numri i kërkesave për azil nga Eritrea ka shënuar rënie në 1610, sipas Sekretariati për Sekretariati për Migracion (SEM) , bëhet e ditur në një deklaratë të tyre të hënën.
Vendet e tjera që kryesojnë listën eazilkërkuesve në muajin gushta janë nga Afganistanin me 461 kërkesa, 401 kërkesa nga Siria, Iraku me 180 kërkesa, 118 kërkesa nga Somalia dhe 106 nga Sri Lanka.