Në Austri, refugjatët do të kenë përkrhaje vetëm për një periudhë prej tre vjetësh. Pas afatit do të shqyrtohet nëse do të vazhdojë përkrahja prej shtetit, thuhet në një njoftim në Vjenë.
Ligji ende nuk është miratuar nga Parlamenti i Austrisë. Kohët e fundit, parlamenti austriak kishte vendosur të japë azil për një vit për jo më shumë se 37.500 persona. Ligjin i ri duhet të ndihmojë të mos e tejkalojë këtë numër.