Në brigjet e Italisë tashmë më shumë se 70 mijë refugjatë kanë mbërritur brenda këtij viti, sipas shifrave zyrtare. Nga këta, më shumë se 8.500 të rinj janë të pashoqëruar.
Azilkërkuesit e ardhur janë kryesisht nga Nigeria, Eritreja dhe Gambia. Vitin e kaluar, një numër afërsisht i barabartë i njerëzve kanë arritur në Itali nga janari deri në qershor, tha Ministria e Brendshme e Italisë, përcjell albinfo.ch.
Në fillim të vitit 2015, 67.000 azilkërkues ishin regjistruar në qendrat e pritjes italiane. Në janar 2016 ishin rreth 100 mijë dhe në fund të qershorit 132 mijë.