Për portretizim të “papërshtatshëm” të lidhjeve ka marrë kritika të shumta filmi i “A Rainy Day in New York” i regjisorit të famshëm Woody Allen.
Kritikat për filmin më së shumti ka pasur në rrjetet sociale e më së shumti janë kritikuar paraqitjet e lidhjes mes personazheve të luajtura nga Law dhe Fanning, përcjell albinfo.ch.
Law, sipas Page Six, luan një burrë të martuar 44 vjeçar që “e bën veten budalla shkaku i një modeleje ambicioze”, ku raportohet se personazhi i Law futet në lidhje seksuale jashtëmartesore me një 15 vjeçare.
Në këtë film luajnë: Jude Law, Elle Fanning dhe Selena Gomez.