Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkoviq ka përfunduar në listën e kritikave nga tifozët helvetikë, shkruan “Blick.ch”. Ai flet vetëm italisht dhe kjo nuk po iu pëlqen tifozëve të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Tekniku i helvetikëve flet vetëm italishten nga gjuhët zyrtare në federatën e këtij vendi, një gjuhë që kuptohet nga vetëm 6% e zviceranëve.
Trajneri me origjinë nga Sarajeva edhe për këtë duhet të falënderojë kohën e kaluar te Bellinzona, por nëse rezultatet e Zvicrës në Euro 2016 nuk do të flasin si duhet, një faturë mund të mbajë dhe komunikimi.