Blaser dha vlerësime të ashpra për skuadrën e Werder Bremenit pas humbjes 4:1 kundër Bayer Leverkusenit në ndeshjen e parë pas rikthimit të Bundesligës nga pezullimi si pasojë e pandemisë koronavirus, raporton GE, përcjell albinfo.ch.
51-vjeçari e kritikoi mbrojtjen e skuadrës së Florian Kohfeldt për mënyrën e lehtë të pranimit të golave nga ndërprerjet në ndeshjen e së hënës.
Por, ai nuk e kurseu as lojtarin kryesor të Werderit, Rashicën, i cili po kalon nëpër formë të dobët, sepse 23-vjeçari nga Vushtrria nuk e ka shënuar asnjë gol në tetë ndeshje në Bundesligë në vitin 2020.