Një krim kishte tronditur Zvicrën kohë më parë. Një italian 55-vjeçar, i cili punonte si banakier, ishte akuzuar se i kishte dhënë më shumë se që duhet alkool një 14-vjeçareje, pa i kërkuar asaj letërnjoftimin.
Madje, ai akuzohej se kishte përdhunuar, duke e dërguar në bodrumin e resortit, përcjell albinfo.ch.
Italiani e ka pranuar se ka pasur marrëdhënie seksuale, megjithatë, e ka mohuar se e ka përdhunuar, duke pohuar se gjithçka është bërë me dëshirën e saj, derisa mendonte se ajo ishte 20 vjeçe.
Vajza e mitur ka dhënë se ajo ajo ishte zgjuar në mëngjes pa ditur ku ishte, me rrobat e grisura dhe me dhimbje në të gjithë trupin.
Italiani është dënuar me katër vjet burg dhe i është hequr e drejta pë të shkelur në Zvicër për 10 vitet e ardhshme.