Kompanitë ajrore Montenegro Airlines, Adria, Croatia Airlines dhe JAT takohen nesër në Mal të Zi për të debatuar masat që mund të ndërmerren për reduktimin e shpenzimeve. Në kuadër të debatit do të jetë edhe krijimi i një kompanie ajrore të përbashkët për Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën, njofton portali Austrianaviation.net.Çmimet e larta të lëndës djegëse, tregjet relativisht të vogla si dhe konkurrenca e kompanive ajrore Lowcost (me çmime të ulëta) ndikojnë negativisht në punën e kompanive ajrore të vendeve të Evropës juglindore. Në kuadrin e një strategjie të re, provojnë tash katër kompanitë e futura në borxhe të vendeve të ish Jugosllavisë, që përmes një bashkëpunimi më të ngushtë t`i ikin fatit të keq të kompanisë Malev, që ka përjetuar në muajin shkurt.Në kuadrin e strategjisë së debatuar mendohet që në pesë deri tetë vitet e ardhshme do të ishte e dëshirueshme të krijohet një airline e përbashkët për Bosnjën Maqedoninë dhe Kosovën. Por për menaxherin e JAT-it një gjë e tillë është për fat të keq aktualisht pak realiste, përderisa kompanitë ajrore nuk blihen nga ndonjë kompani ajrore ndërkombëtare. Qeveria e Serbisë po kërkon prej kohësh të gjejë ndonjë investitor për JAT-in, po kështu edhe Adria është në kërkim të investitorëve. Ndërkaq, për Croatia Airlines një bashkim me kompanitë ajrore ish jugosllave aktualisht nuk mund të jetë çështje bisedimesh. E vetmja mundësi që mund të shqyrtohet është bashkimi me kompaninë Adria, përfundon Austrianaviation.net.
Krijohet kompania ajrore ballkanike?
0 Likes
0 Share
Në kuadër të debatit do të jetë edhe krijimi i një kompanie ajrore të përbashkët për Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën