Në prag të njëvjetorit të vdekjes së këngëtarit të famshëm Avicii, familja e tij ka njoftuar për themelimin e një fondacioni që do të mbajë emrin e tij.
Fondacioni do të fokusohet në grumbullimin e mjeteve financiare për të ndihmuar në rritjen e vetëdijes për sëmundjet mendore dhe parandalimin e vetëvrasjes, shkruan BBC, përcjell albinfo.ch.
“Tim ka dashur ta bëjë diferencën. Themelimi i këtij fondacioni me emrin e tij është mënyra jonë për ta respektuar personalitetin dhe veprën e tij dhe të vazhdojmë të veprojmë në frymën e tij”, thuhet në njoftimin e familjes së muzikantit.