Krijimi i vendeve të reja të punës arrihet vetëm duke mbështetur prodhuesit vendës.
Kështu ka thënë kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në takimin që ka pasur me zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.
Kreu i OEK-ut theksoi se është e pamundur që në shpejtësi të zgjidhen problemet e grumbulluara. “Është koha që duhet të bëjmë ndërprerjen e akademizmit dhe ne duhet të kemi edukim për vendet e reja të punës”, tha ai, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa zëvendëskryeministri Limaj, ka premtuar trajtim të dinjitetshëm për bizneset vendëse.