FC Besa e Biel/Biennes radhitet në mesin e pesë ekipeve të para shqiptare në Zvicër që sezonin vjeshtor në sezonin 2018/18 në ligën ku garon, e përfundon në krye të tabelës.
Shtatë fitoret dhe dy barazimet i siguruan pikët e barabarta ekipit shqiptar në Ligën e 2-të të Grupit të 2-të Bern/Jura, njofton Albinfo.ch.
Kujtojmë që sezonin e shkuar, për pak i shpëtoi rënies nga liga, por vetëm pas angazhimit të trajnerit Albertoz Murtaj, i cili tani është duke e bërë një ekip konkurrues dhe me ambicie po ngritet me hapa të sigurt.
