Komandanti i Korpusit Thomas Süssli ka marrë pjesë të shtunën më 10 tetor në ceremoninë e ndërrimit të zëvendës-Komandantit të Forcës së Kosovës (KFOR), Brigadierit zviceran Laurent Michaud në Kosovë, thuhet në një komunikatë të Departamentit zviceran të Mbrojtjes
Brigadieri Laurent Michaud ka shërbyer si zëvendës-komandant i KFOR-it që nga tetori i vitit 2019, transmeton albinfo.ch.
Kjo është hera e parë që një oficer i Ushtrisë Zvicerane ka marrë këtë funksion, që nderon angazhimin e gjatë të Zvicrës për të stabilizuar vendin dhe Ballkanin Perëndimor.
Gjatë vizitës së tij, Shefi i Ushtrisë gjithashtu ka bërë edhe një vizitë nderi tek Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Italian Michele Risi, gjatë së cilës ata kanë diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë si dhe kontributin e Ushtrisë Zvicerane në KFOR.